Elon Musk përsërit thirrjen për rregullimin e Inteligjencës Artificiale

Teknologji

Elon Musk përsërit thirrjen për rregullimin e Inteligjencës Artificiale

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 08:31
Elon Musk

Miliarderi Elon Musk, CEO i Tesla-s dhe pronari i Twitter-it, ri-përsëriti të premten pikëpamjen e tij se duhet të ketë një ‘pauzë’ në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale (AI) dhe se sektori i AI-s kishte nevojë për rregullim.

“Ekziston një rrezik real që super-inteligjenca dixhitale të ketë pasoja negative”, tha Musk, në eventin VivaTech në Paris.

“Unë jam në favor të rregullimit të AI-s”, shtoi ai.

Musk në këtë panair ka folur gjithashtu edhe për Tesla-n e Neuralink.

Miliarderi deklaroi se Tesla është gati të kompletojë kapacitetin e automjeteve plotësisht autonome.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat