Zuckerberg lancon ‘Threads’, aplikacionin që rivalizon Twitter-in e Elon Musk

Teknologji

Zuckerberg lancon ‘Threads’, aplikacionin që rivalizon Twitter-in e Elon Musk

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 08:11
Foto ilustrim

Meta, kompania mëmë e Facebook dhe Instagram ka lançuar Threads. Është konkurrenti më i rrezikshëm për platformën në pronësi të Elon Musk, Twitter. “Le ta bëjmë atë. Mirë se vini në Threads,” shkroi CEO i Meta dhe themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg në postimin e parë në platformën e re.

Numri i përdoruesve arriti deri në pesë milionë në katër orët e para. “Sapo kaluam 5 milionë regjistrime në katër orët e para”, shkroi kreu i Metës në llogarinë e tij zyrtare në Threads. Aplikacioni është i disponueshëm në më shumë se 100 vende, përfshirë SHBA, Kanada, Australi, Britani dhe Japoni.

Por fillimisht aplikacioni i ri nuk do të shkarkohet në Evropë për shkak të politikës kufizuese të përdorimit të të dhënave. Postimet janë të kufizuara në 500 karaktere, që është më shumë se pragu prej 280 karakteresh i Twitter dhe mund të përfshijë lidhje, foto dhe video deri në 5 minuta të gjata.

Meta e quajti aplikacionin e ri një “version fillestar”. Pavarësisht se Threads është një aplikacion i pavarur, përdoruesit identifikohen duke përdorur një llogari në Instagram. Emri i përdoruesit në Instagram vazhdon, por ekziston një mundësi për të personalizuar profilin e tyre posaçërisht për Threads.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat