iPhone 15 mund të vijë me ngjyrë rozë

Teknologji

iPhone 15 mund të vijë me ngjyrë rozë

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Apple mund të sjell një akesor të ri të përkryer për adhuruesit e Barbie-it, pasi modeli iPhone 15 i ardhshëm flitet se do të vijë në ngjyrë rozë.

Sipas, ShrimpApplePro, modelet iPhone 15 dhe iPhone 15 Plus mund të jenë të disponueshme me këtë ngjyrë, transmeton Telegrafi.

Thashethemet vijnë në prag të filmit të shumëpritur të Barbie-it, dhe derisa do të fillojë së shpejti të shfaqet në kinema, kërkesa për aksesorë ngjyrë rozë mund të rritet shumë.

Raporti i ShrimpApplePro vjen nga një punonjës i Foxconn i cili pretendon se ka parë ngjyrat jeshile, të verdhën e lehtë dhe atë rozë në modelet e iPhone 15.

Kjo sugjeron që Apple mund të jetë duke i konsideruar ose testuar këto opsione ngjyrash për linjën e iPhone 15.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat