TikTok prezantoi postimet me tekst

Teknologji

TikTok prezantoi postimet me tekst

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 12:10
TikTok thotë se funksioni i ri u jep përdoruesve një mënyrë tjetër për të shprehur veten.

Aplikacioni i transmetimit të videove TikTok tani ofron mundësinë e postimeve vetëm me përmbajtje tekstuale, duke u bërë kështu një tjetër gjigant teknologjik në serinë që iu përgjigj platformës X, pra ish-Twitter-it.

TikTok thotë se funksioni i ri u jep përdoruesve një mënyrë tjetër për të shprehur veten.

Në fillim të këtij muaji, TikTok lançoi një shërbim të ri transmetimi për të përballuar rivalët si Spotify dhe Apple Music.

Ndryshimi vjen pasi Twitter hoqi logon e famshme të zogjëve të kaltër dhe e zëvendësoi atë me një shkronjë bardh e zi X.

Përdoruesve të TikTok tani do t’u ofrohen tre opsione në aplikacion, përkatësisht opsioni për të postuar foto, video ose tekst.

Ata gjithashtu do të jenë në gjendje të modifikojnë postimet duke shtuar zë dhe vendndodhje, të cilat janë reagime video ndaj postimeve të përdoruesve të tjerë.

“Këto aftësi i bëjnë postimet me tekst po aq dinamike dhe interaktive sa çdo foto apo klip”, u tha nga TikTok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat