Smartphone-t dhe aplikacionet ideale për një experience të plotë udhëtimi

Teknologji

Smartphone-t dhe aplikacionet ideale për një experience të plotë udhëtimi

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Temperaturat e larta dhe ditët me diell, janë faktorët kryesorë të cilët na bëjnë ta duam stinën e verës dhe na nxisin të eksplorojmë vende të reja. Kjo është periudha ideale për të vizituar bregdetet e ndryshme, apo vende të cilat ofrojnë aktivitete kulturore, duke u arratisur kështu nga rutina juaj.

Për këtë,ne do ju tregojmë se si pajisjet më të reja nga Samsung dhe disa aplikacione esenciale mund të jenë shoqëruesit ideal të udhëtimeve tuaja verore.

Photo Editors, për foto sa më të kuruara.

Image
Foto ilustrim

Të gjithë e dimë se me sa shumë rëndësi kanë fotot në ditët e sotme, e sidomos tani në stinës e verës, kur ditët tuaja janë të mbushura plot me ngjarje dhe panorama shumëngjyrëshe nga pushimet. Kjo bëhet më e lehtë me smartphone-t s serisë Samsung Galaxy A: Galaxy A 34 5G dhe Galaxy A 54 5G.

Galaxy A 54 5G ka një lente kryesore 50MP OIS së bashku me një lente ultra të gjerë 12MP, ndërsa Galaxy A 34 5 G vjen me një lente kryesore 48MP OIS dhe një lente ultra të gjerë 8MP, për të realizuar fotografi dhe video ideale nga çdo udhëtim i juaj. Të dy modelet vijnë gjithashtu të pajisura me një lente makro 5MP.

Gjithashtu, me ndihmën e e aplikacionit Photo Editors , ju e keni mjaftë të lehtë të editoni fotografitë nëpërmjet alternativate të shumta, që ky aplikacion ofron, të cilat ju japin mundësinë që të redaktoni imazhet, edhe nëse ato kanë shkrepur teksa ju keni qënë në lëvizje apo kanë ndriçim të ulët.

Image
Foto ilustrim

 

Për më tepër, këta smartphone ofrojnë stabilizim të përmirësuar optik të imazhit me një OIS 1,6x më të gjerë dhe stabilizim video (VDIS) deri në katër herë më të mirë krahasuar me telefonat e gjeneratës së mëparshme. Përdoruesit tani mund të shkrepin poza të mprehta në dritë të ulët me ‘100% All Pixel Auto Focus’ që gjen shpejt fokusin në kushtet e dritës së ulët. Galaxy A54 5G dhe Galaxy A34 5G vijnë me Auto Framing, një veçori që rregullon automfatikisht këndin e shikimit dhe zmadhon deri në pesë persona gjatë regjistrimit të videos, duke siguruar video të qëndrueshme dhe të qarta çdo herë.

Për mos të humbur asnjë detaj

Udhëtimet, shëtitjet buzë detit apo aktivitet në natyrë janë në listën e planeve të secilit prej nesh sapo vera fillon. Për këtë, është mjaft e rëndësishme për të mos humbur orintimin dhe kohën tuaj, si shpesh herë ndodh kur vizitojmë një vënd të ri.

Ne ju sygjerojmë të programoni udhëtimin tuaj, me aplikacionin Trip IT, i cili ju mundëson të planifikoni çdo detajë mbi udhëtimin tuaj, duke ua bër më të lehtë dhe të sigurt çdo udhëtim.

Të gjitha këto bëhen edhe më praktike me smartphone-t Galaxy A54 dhe Galaxy A34, të cilat janë krijuar për të përmirësuar përvojat argëtuese të përdoruesit. Këto pajisje ofrojnë përkatësisht, ekran 6.6 inç, 1000 nits për serinë Galaxy A 34 5G ndërsa Galaxy A 54 5G vjen me ekran 6,4 inç FHD+ Infinity-O dhe përmbajnë ngjyra të vërteta falë teknologjisë Super AMOLED, duke ofruar akses të shpejtë.

Për më tepër, shpejtësia e rifreskimit 120 Hz në të dyja pajisjet lejon kalim tepër të qetë nga skena në skenë, edhe në lëvizje të shpejtë, opsion ky mjaftë i nevojshëm teksa jemi në. Përveç kësaj, shkalla e rifreskimit adaptiv maksimizon efikasitetin e baterisë, ndërsa Vision Booster rrit dukshmërinë edhe nëse jeni duke shëtitur nën rrezet e forta të diellit. Eye Comfort Shield është gjithashtu i aksesueshëm në Quick Panel, duke ofruar mbrojtje për sytë e përdoruesit.

Ndjehuni si vendas, kudo ku udhëtoni me Duolingo

Vera është stinë mjaft dinamike, plot me eksplorime, por gjithashu është koha ideale edhe për të mësuar gjëra të reja. Të mësuarit apo përforcimi i gjuhëve të huaja, është ndër aktivitetet më të zakonshëm dhe interesant gjatë verës, aq më tepër kur jeni duke udhëtuar dhe doni të ndjeheni sa më tepër si vëndas. Dualingo, aplikacioni i cili mundëson kurse në nivele të ndryshme të 22 gjuhëve, nuk duhet të mundojë në telefonin tuaj.

Nëse jeni të shqetësuar për baterinë, ndërsa përdorni smarthone-t si mjet për të mësuar, atëherë seria Galaxy A nuk do t’ju lërë kurrë në baltë. Me një bateri 5000 mAh, Galaxy A 54 5G dhe Galaxy A 34 5G mund të zgjasin më shumë se 2 ditë me një karikim të vetëm.

Gjithashtu, me blerjen e Galaxy A 34 5G ose Galaxy A 54 5G, do të përfitoni memorien 100 GB në Microsoft 365 Basic“OneDrive cloud” për 6 muaj, me të cilin do të mund t'i mbani të sigurta të gjitha të dhënat dhe fotot tuaja. Oferta është e disponueshme në periudhën ndërmjet 31.3.2023. dhe 31.12.2023.

Për më shumë informacion,vizitoni linkun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat