OpenAl ka prezantuar GPT Store për blerjen dhe shitjen e “chatbots” të personalizuar

Teknologji

OpenAl ka prezantuar GPT Store për blerjen dhe shitjen e “chatbots” të personalizuar

Më: 15 janar 2024 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

OpenAl ka prezantuar aplikacionin GTP Store, ku përdoruesit e ChatGPT mund të blejnë dhe të shesin chatbots të krijuar nga vetë ata.

Përmes kësaj mundësie, mund të krijohen dhe të shiten chatbots të personalizuar si për negocimin e pagave, krjimin e planeve mësimore, apo receta të ndryshme.

OpenAl ka njoftuar se deri më tash janë krijuar më shumë se 3 milionë versione.

Aplikacioni i ri po krahasohet me AppStore nga Apple dhe ishte planifikuar të prezantohej në nëntor, por u vonua shkaku i trazirave të shkaktuara nga shkarkimi i Sam Altman.

Kompania tha se do të nisë programin për ndarjen e të ardhurave, ku krijuesit e chatbots do të paguhen bazuar në angazhimin e përdoruesve të tyre.

Altman është zotuar të mbulojë kostot ligjore për krijuesit që mund të shkelin ligjin e të drejtave të autorit në krijimin e produketeve të bazuara në ChatGPT dhe OpenAl.

Ky veprim nga shefi ekzekutiv i kompanisë vjen pasi vetë kompania është paditur disa herë për shkelje të pretenduar të të drejtave të autorit.

Ndryshe, që prej prezantimit të tij në vitin 2022, ChatGPT numëron miliona përdorues. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat