Samsung dhe Marimekko Bashkojnë forcat për një Bashkëpunim të Veçantë

Teknologji

Samsung dhe Marimekko Bashkojnë forcat për një Bashkëpunim të Veçantë

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Në një bashkëpunim krejt të ri, Samsung dhe kompania finlandeze Marimekko lançojnë një seri prej mbi 40 punime artistike të Marimekkos për The Frame dhe një koleksion të limituar të aksesorëve të Samsungut me printimet ikonike Unikko të Marimekkos.

Prishtinë – 2 shkurt, 2024 – Samsung, një lider global në teknologji, dhe Marimekko, shtëpia e njohur finlandeze e dizajnit do të lançojnë një edicion të limituar që kombinon filozofinë e gëzueshme të jetesës dhe artin e printimit të Marimekkos me dizajnin inovativ të Samsungut për të frymëzuar botën. Ky bashkëpunim prezanton mbi 40 dizajne të Marimekkos që do të jenë në dispozicion si punime artistike në Samsung Art Store për The Frame nga 1 Shkurti 2024. Më vonë gjatë vitit, Samsung do të prezantojë gjithashtu një katalog të aksesorëve të limituar për të shtuar në bibliotekën e gjerë tashmë ekzistuese të produkteve Samsung Galaxy, të cilat do të përfshijnë printin ikonik floreal Unikko, që feston 60-vjetorin e saj.

"Ne tek Marimekko gjithmonë kemi vlerësuar bukurinë dhe gëzueshmërinë e jetesës së përditshme. Jemi të emocionuar për bashkëpunimin tonë të ri me Samsungun i cili sjell modelet tona të guximshme si aksesorë dhe art të përditshëm për audiencat e reja. Në këtë bashkëpunim me Samsungun, ne jemi veçanërisht të lumtur të festojmë 60-vjetorin e Unikkos," thotë Sanna-Kaisa Niikko, Drejtore e Marketingut e Marimekkos.

Samsung Art Store dhe Marimekko: Ku Arti Takon Inovacionin

Angazhimi i Samsungut ndaj inovacionit merr një kthesë stilistike me bashkëpunimin për edicionin e limituar që sjellin printimet ikoneke të Marimekkos në The Frame. Koleksioni do të përmbajë një një përzgjedhje prej 30 dizajneve të Marimekkos dhe 3 koleksione sezonalë prej 12 printimesh që do të ndërrohen gjatë gjithë vitit, duke lejuar përdoruesit të shndërrojnë televizorin e tyre në një veprë arti të mahnitshme që është e përshtatshme për çdo stinë të vitit.

Koleksioni do t'u ofrojë abonentëve të Samsung Art Store një sasi të madhe të printimeve të artit ikonik të Maija Isola, dizajner e cila krijoi mbi 500 modele për Marimekkon, si dhe modelin e famshëm të lules Unikko; Fujiwo Ishimoto, një dizajner japonez i cili ka fituar shumë cmime dhe që ka punuar me markën që nga vitet '70; Katsuji Wakisaka, një artist shumë i njohur për format e tij organike dhe ngjyrat e guximshme; Vuokko Eskolin-Nurmesniemi, e festuar për dizajnet e saj funksionale dhe të përjetshme; dhe Maija Louekari, dizajner e cila kombinon artin e vizatimit të tregimit duke përdorur vijat me përdorimin e aftë të sipërfaqeve të ngjyrosura.

"Samsung është krenar të prezantojë bashkëpunimin e parë të ndodhur ndonjëherë të një shtëpie dizajni finlandeze të shtuar në koleksionin e Samsung Art Store," thotë Sofia Monteiro, Menaxhere e Produktit Evropian për Samsung Art Store. "Vizioni ynë me këtë partneritet është të sjellim dizajnin e përjetshëm direkt tek përdoruesit tanë, duke u mundësuar në këtë mënyrë të personalizojnë hapësirat e tyre jetesore me një prekje të krijimtarisë finlandeze. Koleksioni u zgjodh me kujdes për të sjellë dizajn ikonik në shtëpitë e përdoruesve tanë me printime me shije dhe të përjetshme dhe vlerë për përdoruesit tanë."

Punimet artistike do të jenë të vendosura në Samsung Art Store, një shërbim abonimi ekskluzivisht i disponueshëm në The Frame që lejon përdoruesit të shfletojnë dhe të përzgjedhin nga një katalog me mbi 2,500 vepra arti nga muzeumet, galeritë dhe kompanitë e dizajnit më të njohura në botë, tani duke përfshirë edhe dizajnet ikonike të Marimekkos.

Aksesorët e Samsung: Printimi ikonik Unikko takon aksesorët e përditshmërisë

Samsung ka qenë gjithmonë i fokusuar në kombinimin e ngjyrave të këndshme, dizajnit inovativ dhe krijimtarisë me produktet e tij si modelet kryesore Flip dhe Fold. Ky vit, Samsung do të çojë fokusin e dizajnit në një nivel tjetër dhe do të zgjerojë gamën e tij përmes këtij bashkëpunimi të limituar me Marimekkon.

Në këtë bashkëpunim të limituar, një larmi aksesorësh si: mbulesa telefonash, kasa Galaxy Buds dhe rripa orësh do ti nënshtrohen një transformimi të rrënjësor me printimin ikonik Unikko. Ky bashkëpunim do t'u mundësojë përdoruesve të Samsungut të fusin në jetën e tyre të përditshme stilin dhe ngjyrat e personalizuara, duke u shërbyer jo vetëm përdoruesve të orientuar nga dizajni, por edhe entuziastëve të stërvitjes, pasi ky koleksion përmban një gamë të gjerë aksesorësh duke siguruar versatilitet dhe tërheqje për përdorues me interesa të ndryshëm.

"Samsung është krenar të bashkëpunojë me shtëpinë historike të dizajnit finlandeze, Marimekko," thotë Oscar Nöjd, Kryetar i Inovacionit të Shitjeve, Mobile, Samsung Electronics Nordic AB. "Ky partneritet do t'u mundësojë përdoruesve tanë të gëzojnë dizajnin finlandez të famshëm dhe argëtues me aksesorët e tyre të përditshëm, nga mbulesat e telefonave deri tek rripat e orëve dhe më shumë.

Rreth Samsung Electronics Co., Ltd.

Samsung frymëzon botën dhe formëson të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po riformëson botën e televizorëve, telefonave inteligjentë, pajisjeve që mund të vishen, tabletëve, pajisjeve digjitale shtëpiake, sistemeve të rrjetit, dhe zgjidhjeve të memorjes, sistemit LSI, fabrikimit dhe LED-ve. Për lajmet e fundit, ju lutemi vizitoni Samsung Newsroom në news.samsung.com.

Rreth Marimekko

Marimekko është një kompani finlandeze e dizajnit e njohur për printimet dhe ngjyrat e saj origjinale. Portofoli i produkteve të kompanisë përfshin veshje, çanta dhe aksesorë me cilësi të lartë si dhe artikuj për dekorimin e shtëpisë që variojnë nga tekstilet deri tek enët e tryezës. Kur Marimekko u themelua në 1951, pëlhurat e saj të shtypura të pashëmbullta i dhanë kësaj kopmanie një identitet të fortë dhe unik. Në 2022, shitjet neto të kompanisë ishin 167 milionë euro dhe fitimi operativ i krahasueshëm arriti në 30.4 milionë euro. Globalisht, ka rreth 150 dyqane Marimekko, dhe dyqani online u shërben klientëve në 35 vënde. Tregjet kryesore janë Europa e Veriut, rajoni i Azisë-Paqësorit dhe Amerika e Veriut. Grupi punëson rreth 460 njerëz. Aksionet e kompanisë janë të listuara në Nasdaq Helsinki Ltd. www.marimekko.com

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat