Microsoft ka një tastierë të re për video-lojëra në Windows

Teknologji

Microsoft ka një tastierë të re për video-lojëra në Windows

Më: 21 mars 2025 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

Shumë njerëz e kanë shumë të vështirë të përdorin një tastierë digjitale me një kontrollues.

Qoftë për transmetim apo për video-lojëra, gjetja dhe zgjedhja e shkronjave është e ngadaltë dhe shpeshherë ju zemëron, por Microsoft po përpiqet ta lehtësojë këtë situatë.

Microsoft ka përgatitur një tastierë të re për Windows 11, e cila përdoret me anë të një kontrolluesi dhe që pritet ta bëjë përdorimin më të thjeshtë.

Për shembull, butoni X mund të përdoret për të fshirë një shkronjë të mëparshme, butoni Y shërben për të krijuar hapësirë, ndërsa butoni “menu” përdoret për të konfirmuar me “Enter”.

Këto shkurtore duhet të përshpejtojnë të gjithë procesin. Nga Microsoft thonë se kanë vendosur butonat e tastierës vertikalisht për përdorim më të lehtë.

Microsoft njoftoi për herë të parë se po testonte këtë teknologji në shtator të vitit të kaluar. Tani është e disponueshme në versionin Release Preview të Windows 11, kështu që mund të testohet gjatë javëve në vijim. Tastiera pritet të kursejë shumë kohë dhe të parandalojë zemërimet. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat