Bordi i Mbikëqyrjes së Metës kritikoi kompaninë për ndryshime të bëra me nxitim në moderimin e përmbajtjes, pa vlerësuar ndikimin ndaj të drejtave të njeriut. Kjo përfshin heqjen e verifikuesve të fakteve në SHBA dhe lehtësimin e përmbajtjes politike, shkruan The Guardian. Bordi kërkon që Meta të bëjë vlerësim të ndikimeve dhe të respektojë parimet e OKB-së për të drejtat e njeriut.
Kritikat u publikuan bashkë me një vendim për tre postime anti-myslimane të publikuara gjatë trazirave në Mbretërinë e Bashkuar pas sulmit në Southport. Postimet nxisnin dhunë dhe ishin lënë online shumë gjatë. Meta u akuzua për reagim të vonuar ndaj krizës, sipas The Guardian.
Ndryshimet e politikave në janar lejojnë tashmë që përdoruesit t’u atribuojnë sjellje të dhunshme grupeve të mbrojtura, si fetë apo pakicat etnike. Bordi theksoi se kjo rrit rrezikun për përhapje urrejtjeje.
Meta tha se kishte ngritur një njësi për të hequr përmbajtjet e dhunshme gjatë trazirave dhe se do të përgjigjej brenda 60 ditëve ndaj rekomandimeve të bordit. U urdhërua gjithashtu heqja e dy postimeve anti-emigrante në Poloni dhe Gjermani.