​Apple shton të ardhurat 5 për qind në çerekun e dytë 2025

Teknologji

​Apple shton të ardhurat 5 për qind në çerekun e dytë 2025

Më: 2 maj 2025 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Gjiganti amerikan i teknologjisë Apple, ka rritur të ardhurat dhe fitimet e tij në çerekun e dytë financiar 2025, i cili përfundoi më 29 mars, sipas një deklarate të kompanisë.

Të ardhurat e kompanisë u rritën me 5% në krahasim me vitin e kaluar, duke arritur në 95.4 miliardë dollarë gjatë periudhës, njofton Anadolu.

Apple gjeneroi një fitim neto prej 24.8 miliardë dollarë në këtë çerek, nga 23.6 miliardë dollarë në periudhën e njëjtë 2024.

Fitimet për aksion ishin gjithashtu më të larta, duke arritur në 1.65 dollarë nga 1.53 dollarë në periudhën e kaluar.

Të ardhurat dhe fitimi neto i kompanisë tejkaluan pritjet e tregut. Ndërkohë, shitjet e iPhone u rritën 2% në krahasim me vitin e kaluar, duke arritur në 46.8 miliardë dollarë në periudhën tremujore që përfundoi më 29 mars.

Në të njëjtën periudhë, shitjet e Mac u rritën gati 7% në 7.9 miliardë dollarë dhe shitjet e iPad u rritën 15% në 6.4 miliardë dollarë.

"Sot Apple po raporton rezultate të forta tremujore, duke përfshirë rritje me dy shifra në Shërbime. Ne ishim të lumtur që mirëpritëm iPhone 16e në gamën tonë dhe prezantuam Mac dhe iPad të fuqishëm që shfrytëzojnë aftësitë jashtëzakonisht të mëdha të silikonit Apple. Dhe ishim krenarë të njoftonim se kemi ulur emetimet tona të karbonit me 60% gjatë dekadës së fundit", tha shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat