Ka kaluar ca kohë që kur Rockstar i vuri ‘flakën’ internetit me trailer-in e parë të Grand Theft Auto VI dhe më pas e la lojën në raft.
Tani më në fund kemi një trailer të dytë.
Traileri i ri, ashtu si i pari, është mjaft i fokusuar në prezantimin e personazheve dhe botës, pa shumë gameplay (megjithëse ekipi i zhvillimit pretendon se ky është “evolucioni më i madh dhe më mbresëlënës i serialit deri më sot”).
Megjithatë, ka disa detaje të reja rreth historisë, ju sjellim përshkrimin nga Rockstar:
Jasoni dhe Lucia gjithmonë e dinin se shanset ishin kundër tyre. Por kur një punë e thjeshtë shkon keq, ata e gjejnë veten në anën më të errët të vendit më me diell në Amerikë, në mes të një komploti që përfshin të gjithë shtetin Leonidas – të detyruar të mbështeten te njëri-tjetri më shumë se kurrë nëse duan të mbijetojnë.
Loja e gjashtë në serinë Grand Theft Auto fillimisht ishte planifikuar të lansohej në vjeshtën e vitit 2025 për PS5 dhe Xbox Series S/X (botuesi Take-Two ishte mjaft i sigurt për atë afat kohor), por më vonë u shty përsëri në maj 2026.
Historia ndjek stilin e Bonnie dhe Clyde, e vendosur në një version imagjinar të Floridës të quajtur Leonida, shtëpia e qytetit legjendar të Vice City.
Raportet sugjeruan gjithashtu se përmbajtja e gjeneruar nga përdoruesit mund të luante një rol të rëndësishëm në publikim. Sigurisht, fansat e serialit GTA janë mësuar të presin.
Ka kaluar më shumë se një dekadë që kur GTA V doli për herë të parë dhe është portuar në disa gjenerata konsolash, duke shitur mbi 200 milionë kopje gjatë kësaj kohe.
Ndërkohë, modaliteti online i lojës është bërë gjigant, dhe Rockstar ka publikuar gjithashtu një lojë të vogël të quajtur Red Dead Redemption 2.