Nintendo mund ta bllokojë konsolën Switch

Teknologji

Nintendo mund ta bllokojë konsolën Switch

Më: 14 maj 2025 Në ora: 21:35
Nintendo

Përditësimi më i fundit i rregullave të përdorimit, i cili është përgatitur nga Nintendo për konsolën portative Switch, i mundësoi kompanisë japoneze të “ndëshkojë” të gjithë ata që do të përdorin modifikime ose lojëra të siguruara në mënyrë të paligjshme.

Hapi i fundit juridik i Nintendos në luftën kundër piraterisë mund të jetë jashtëzakonisht efikas. Sipas rregullave të reja të përdorimit, kompania mund të bllokojë konsolën, duke e bërë atë të papërdorshme, nëse detektohen lojëra piratike ose modifikime në të. Edhe pse disa nuk i kanë vënë re këto ndryshime të rregullave të përdorimit, sepse Nintendo nuk i ka shpallur ato në mënyrë të gjerë, të tjerë ishin më të kujdesshëm dhe i vunë re.

Sipas Nintendos, përdoruesit e konsolës Switch nuk duhet të “anashkalojnë, modifikojnë, deshifrojnë, çaktivizojnë, manipulojnë ose në ndonjë mënyrë përpiqen të anashkalojnë ndonjë nga funksionet ose mbrojtjet që përbëjnë Shërbimet e Llogarisë Nintendo”.

Sipas rregullave të mëparshme, ishte e ndaluar vetëm “personalizimi, inxhinieria e kundërt dhe modifikimi i llogarisë së përdoruesit Nintendo”, por ndryshimet sjellin definita të qarta për atë që është e ndaluar të bëhet me konsolën.

Në rast të shkeljes së rregullave, Nintendo mund të bëjë që “pajisja Nintendo të bëhet e papërdorshme përherë, pjesërisht ose tërësisht”. Thjesht, kjo do të thotë se nëse një lojtar kapet me një emulator ose kopje piratike të lojës, Switch-i i tij mund të bëhet një mbeturinë shumë të shtrenjtë.

Këto ndryshime nuk janë një befasim, duke pasur parasysh qëndrimin e ashpër të Nintendos kur bëhet fjalë për emulimin. Në mars të vitit 2024, kompania paditi emulatorin popullor për Switch, të quajtur Yuzu, duke pretenduar se zhvilluesit po lehtësonin piraterinë.

Më vonë, gjatë të njëjtit vit, u mbyll emulatori Ryujinx, pasi Nintendo ofroi një marrëveshje për ekipin zhvillues që të përfundojë projektin në tetor. Ndryshimi i fundit i rregullave të përdorimit vjen para prezantimit të konsolës Switch 2, që është i planifikuar për 5 qershor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat