Ndërsa ekonomitë botërore përpiqen të bëjnë projeksione mes pasigurive të shumta, politikat tregtare proteksioniste të administratës amerikane vazhdojnë të krijojnë pasiguri për ekonominë globale.
Marrëveshja e përkohshme tarifore mes SHBA-së dhe Kinës ka zbutur perceptimin e rrezikut, por fakti që tarifat mbeten në fuqi, megjithëse më të ulëta, ngre shqetësime për rritjen dhe inflacionin global, sipas Anadolu. Rënia e vlerësimit të kreditit të SHBA-së, shqetësimet për rritjen e deficitit buxhetor dhe rritjen e mundshme të presioneve inflacioniste ndikojnë në çmimet e tregjeve.
Tregjet e obligacioneve ndjekin një trend shitjesh për shkak të këtyre pasigurive. Rendimenti i obligacionit dhjet vjeçar amerikan kaloi nivelin katër pikë pesë një për qind.
Presidenti Trump theksoi unitetin brenda partisë për projektligjin e uljes së taksave, duke paralajmëruar rritje taksash nëse ai nuk miratohet dhe duke fajësuar demokratët.
Zyrtarë të Fed paralajmërojnë se tarifat mund të ndikojnë ndjeshëm ekonominë. Presidenti i Fed-it të Shën Luisit, Alberto Musalem, dhe ai i Atlantës, Raphael Bostic, shprehën pasiguri për reagimin e konsumatorëve dhe rritjen e çmimeve. Gita Gopinath e Fondit Monetar Ndërkombëtar theksoi nevojën për të ulur deficitin buxhetor amerikan.
Në korporata, aksionet e Tesla-s u rritën zero pikë pesë për qind pas deklaratës së Elon Musk se do të vazhdojë të drejtojë kompaninë për pesë vitet e ardhshme dhe do të kufizojë shpenzimet politike.
Çmimi i arit është rritur për të tretën ditë radhazi për shkak të pasigurive ekonomike e gjeopolitike, duke arritur në tre pikë treqind e pesëmbëdhjetë dollarë për ons. Indeksi i dollarit ra në nëntëmbëdhjetë e nëntë pikë gjashtë dhe çmimi i naftës Brent u ul në gjashtëdhjetë pikë një dollarë për fuçi.
Bursat e aksioneve amerikane mbyllën ditën në rënie: S&P pesëqind ra për zero pikë tridhjetë e nëntë për qind, Nasdaq për zero pikë tridhjetë e tetë për qind dhe Doë Jones për zero pikë nëjzet e shtatë për qind. Kontratat futures nisën ditën negativisht.
Në Evropë, bursat e aksioneve patën rritje mes shqetësimeve për tensionet tregtare dhe sulmin rus në Sumy të Ukrainës. Raporti i Bankës Qendrore të Evropës paralajmëron se konfliktet tregtare mund të ndikojnë stabilitetin financiar. Presidentja e Këshillit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi se buxheti i BE-së nuk i përgjigjet më realitetit aktual.
Treguesit ekonomikë në Mbretërinë e Bashkuar treguan rritje më të lartë të CPI-së (indeksi i çmimeve të konsumatorit) se pritej. Indekset kryesore evropiane shënuan rritje, sipas Anadolu.