​Mjetet më të njohura të inteligjencës artificiale për 2025

Teknologji

​Mjetet më të njohura të inteligjencës artificiale për 2025

Më: 24 maj 2025 Në ora: 21:42
Foto ilustrim

Inteligjenca artificiale po bëhet një mjet gjithnjë e më popullor për kryerjen e detyrave çdo ditë.

Që nga shfaqja e ChatGPT si një pionier i inteligjencës artificiale të destinuara për masat, sot mund të numërojmë dhjetëra prej tyre që ekzistojnë pak a shumë me sukses në treg.

Sipas të dhënave për muajin mars 2025, ChatGPT, një mjet nga OpenAI, mban vendin e parë me 5.6 miliardë vizita në muaj, raporton kp.

Në vendin e dytë është Canva me 1.1 miliard. Si një platformë për dizajnin grafik, Canva po bëhet një mjet gjithnjë e më popullor, duke zgjeruar bazën e përdoruesve përtej rrethit të profesionit të dizajnit.

Pasojnë DeepSeek kinez me 648 milionë vizita, Google Translate 581 milionë, Character AI 215 milionë, Janitor AI 185 milionë - këto dy të fundit janë të specializuara në krijimin e karaktereve virtuale interaktive dhe chatbot të përshtatur për interesat e përdoruesve.

Perplexity AI ka 174 milionë vizita mujore, Grok 160 milionë, Gemini 154 milionë. Claude, një model i inteligjencës artificiale nga Anthropic, mbyll listën me 129 milionë vizita.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat