ChatGPT bën revolucion, zëri i tij tani është aq i vërtetë – si të flasësh me një mik

Teknologji

ChatGPT bën revolucion, zëri i tij tani është aq i vërtetë – si të flasësh me një mik

Më: 13 qershor 2025 Në ora: 22:29
Foto ilustrim

OpenAI ka zbuluar një përmirësim të madh në modalitetin e zërit të avancuar të ChatGPT.

Me sa duket, së shpejti, të flasësh me një asistent me Al mund të ndihet po aq natyrale sa të flasësh me një mik.

Ky përditësim i ri sjell një të folur më ekspresive dhe njerëzore për përdoruesit me pagesë të chatbotit, shkruajnë mediat e huaja.

Sipas kompanisë, asistenti tani përdor intonacion më delikat, ka një ritëm më real të të folurit dhe madje edhe intonacion emocional, si sarkazëm ose empati.

Gjithashtu, ka një veçori të re për ChatGPT Voice: përkthim në kohë reale.

Pra, në thelb, mund t’i flisni anglisht ndërsa udhëtoni në një vend tjetër dhe ai do të vazhdojë të përkthejë fjalët tuaja në gjuhën e atij vendi tjetër.

Gjithashtu do të dëgjojë personin tjetër që mund të flasë me ju dhe do t’i përkthejë fjalët e tij në anglisht për ju. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat