Jep dorëheqje drejtoresha ekzekutive e X

Teknologji

Jep dorëheqje drejtoresha ekzekutive e X

Më: 9 korrik 2025 Në ora: 18:52
Linda Yaccarino

Linda Yaccarino njoftoi se po tërhiqet nga roli i saj si drejtoreshë e X.

Ajo nuk ka dhënë arsye se pse ka vendosur të tërhiqet nga ky post.

“Pas dy vitesh të jashtëzakonshme, kam vendosur të jap dorëheqjen si Drejtore Ekzekutive e X”, shkroi ajo. Jam jashtëzakonisht krenare për ekipin e X – kthesa historike e biznesit që kemi arritur së bashku ka qenë thjesht e jashtëzakonshme”, tha Linda.

Musk dhe Yaccarino kishin udhëhequr një iniciativë për ta ribërë plotësisht kompaninë – e cila atëherë njihej si Tëitter – me gjigantin e teknologjisë që paralajmëronte se platforma ishte shumë e “zgjuar”.

Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Yaccerinon. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat