​Rënia e madhe e re e Bitcoin, çfarë po fshihet?

Teknologji

​Rënia e madhe e re e Bitcoin, çfarë po fshihet?

Më: 20 nëntor 2025 Në ora: 20:31
Foto ilustrim

Bitcoin ra në nivelin e tij më të ulët në më shumë se gjashtë muaj sot, ndërsa investitorët zvogëlojnë ekspozimin ndaj aseteve me risk për shkak të pasigurisë në lidhje me lëvizjen e ardhshme nga banka qendrore amerikane.

Kriptovaluta kryesore në botë ra në 86.325,81 dollarë, vlera më e ulët që nga 21 prilli. Çmimi më vonë u stabilizua në rreth 86 mijë e 690 dollarë, raporton KP.

Rënia është pjesë e një trendi më të gjerë që ka prekur tregun e kriptovalutave. XRP ra me 2.3 për qind, ndërsa eteri humbi mbi 3 për qind të vlerës dhe po tregtohet nën nivelin 3 mijë dollarë.

Mundësia që bitcoin ta mbyllë vitin nën 90 mijë dollarë është rritur në 50 për qind, sipas të dhënave nga platforma e opsioneve Derive.xyz. Nga ana tjetër, mundësia që bitcoin ta mbyllë vitin mbi 100 mijë dollarë është në 30 për qind.

Bitcoin ka qenë në rënie që nga fillimi i tetorit, kur arriti një rekord prej 126 mijë e 223 dollarësh. Ai ka humbur mbi 7 për qind të vlerës që nga fillimi i vitit.

Një nga arsyet kryesore për rënien është qëndrimi më i kujdesshëm i disa zyrtarëve të Rezervës Federale të SHBA-së, të cilët paralajmërojnë për inflacion ende shumë të lartë në SHBA dhe këshillojnë përmbajtje në uljet e mëtejshme të normave të interesit. Kjo ka ulur pritjet e tregut dhe ka ushtruar presion mbi bitcoin dhe asetet e tjera të rrezikshme, siç janë aksionet.

"Çmimi i BTC është aktualisht shumë i paqëndrueshëm dhe po ka një tendencë rënëse", tha Sean Dawson, kreu i kërkimit në Derive.xyz.

"Faktorët e mëparshëm të rritjes, siç janë normat e ulëta të interesit, janë shteruar, duke ndaluar vrullin në rritje të çmimeve. Me fjalë të tjera, ka shumë pak për të ushqyer optimizmin në horizont."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat