Emigrantë nga Libia gjenden në një kamion në Tetovë

Tetova

Emigrantë nga Libia gjenden në një kamion në Tetovë

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 17:16
Foto Ilustrim

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rreth orës 8:30 një kamion me tabela të Gjevgjelisë të ciline ka drejtuar Z.D (50) nga Gjevgjelia janë gjetur emigrantë.

“Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët policorë të SPB Tetovë dhe në automjet janë zbuluar pesë emigrantë nga Libia, të cilët nuk kanë pasur dokumente për identifikim”, thonë nga policia.

Emigrantët janë privuar nga liria në stacionin policor të Tetovës dhe do të dërgohen në organet kompetente për procedurë të mëtejshme.

Në ditët në vazhdim pritet të merret vendimi përfundimtar për emigrantët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat