Tetovë, ndërrimi i motmoteve nën hijen e Kovid-19

Tetova

Tetovë, ndërrimi i motmoteve nën hijen e Kovid-19

Më: 1 janar 2021 Në ora: 14:52
Tetova

Tetova ardhjen e vitit 2021 e prit në atmosferë, e cila fare pak dallonte nga ajo e netëve paraprake. Shumë pak njerëz në shesh, kryesisht fëmijë dhe asnjë pritje e organizuar. Gjallëria e qytetit u shua pak pas orës 18, kur edhe u mbyllën kafenetë dhe restorantet.

Njerëzit e paktë, që lëviznin sheshit, mezi prisnin që ky vit të përfundojë, me shpresat se, viti 2021 do të sjellë më tepër mirësi për qytetarët, e sidomos do t’i jep fund pandemisë.

“2020 dashtë Zoti inshallah nuk do të përsëritet më. Shpresojmë që 2021 do të jetë vit pak më i mirë”.

“2021 duam veç korona të hiqet, vetëm korona të hiqet dhe të jemi pak më mirë”.

“Si viti i koronës do e mbajmë mend dhe shumë i papëlqyer për njerëzimin. Me këtë koronën viti e ka izoluar aq keq popullin saqë gati Lirinë ia ka dëmtuar”.

Nuk kanë munguar as fishekzjarrët. Ajo që lanë pas në sheshin Iliria ja si duket.
Nga ana tjetër, nga Spitali Klinik i Tetovës, informojnë se foshnja e parë, e vitit 2021, ka lindur 20 minuta pas mesnate, si fëmija e katërt i familjes. Është djalë dhe ka lindur në gjendje të shëndoshë. Po të njëjtën natë, kanë lindur edhe dy fëmijë të tjerë, që të dy djem. Ceremoniali i vizitës nga kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi sivjet për shkak të pandemisë, nuk do të realizohet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat