Në dhjetor në SPB Tetovë për çdo ditë është marrë nga një leje vozitje

Tetova

Në dhjetor në SPB Tetovë për çdo ditë është marrë nga një leje vozitje

Më: 8 janar 2021 Në ora: 21:05
Foto Ilustrim

Analiza e kundërvajtjeve në komunikacion që bërë SPB Tetovë, tregon se të paktën një herë në ditë është marrë një leje vozitje.

Lejet e vozitjes merren për drejtim nën ndikimin e alkoolit si dhe për shoferin fillimtar i cili nuk ka respektuar kufizimet ligjore. Lejet po merrem po ashtu edhe për mosregjistrim të automjetit apo për vendosje të afisheve të zeza në automjet.

“Gjatë kësaj periudha  janë marrë 30 leje vozitje për shkak të kundërvajtjeve”, thotë zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Ndryshe, në dhjetor të vitit të kaluar, policët e këtij stacioni policor kanë gjobitur ndërmarrë 1.205 masa për dënimin e kundërvjatjeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat