Si është gjendja e epidemisë së Covid në Tetovë? Flasin nga shtabi i krizës

Tetova

Si është gjendja e epidemisë së Covid në Tetovë? Flasin nga shtabi i krizës

Më: 11 janar 2021 Në ora: 14:16
Pamje nga takimi

Gjatë periudhës së kaluar gjendja epidemiologjike lidhur me përhapjen e COVID19 në komunën e Tetovës dhe 5 komunat përreth është me sa vijon:

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me #COVID19 nga fillimi i pandemisë e deri më sot është 4870. Nga ky numër deri më tani janë shëruar 3985 persona kurse 187 kanë ndërruar jetë, me çka numri i rasteve aktive në Tetovë dhe 5 komunat përreth është 698.

Në Spitalin klinik të Tetovës, gjegjësisht në repartin e infektologjisë janë gjithsej 16 pacientë me pasqyrë mesatare klinike dhe përmbajtje oksigjeni.

Si në gjithë vendin ashtu edhe në komunën e Tetovës brenda 10 ditëve të kaluara kemi rrënie të konsiderueshme të numrit për sa i përket detektimit të rasteve të reja me covid19, si dhe numrit të qytetarëve që kërkojnë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike në Tetovë.

Meqë shkollat fillore dhe të mesme në komunën e Tetovës janë në pushim të gjysëmvjetorit të vitit shkollor, nuk kemi raste të reja të diagnostikuara me covid19, kurse në çerdhet e kopshtit për fëmijë “Rinia” në Tetovë, një grup i fëmijëve është në izolim shtëpiak.

Gjatë javës së kaluar, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, në periudhën prej 25.12.2020 deri 11.01.2021 për mos mbajtje të maskave mbrojtëse janë shqiptuar urdhëresa për kundërvatje për gjithsej 246 qytetarë. Në këtë periudhë, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor në rajonin e Tetovës, janë përgaditur vendime të reja për izolim për 158 qytetarë, kurse janë kryer kontrolle për 289 persona me vendime të tilla.

Bëjmë thirrje që qytetarët të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm dhe të përgjegjëshëm edhe në periudhën që vjen, duke respektuar në tërësi masat dhe protokolet për mbrojtje nga covid19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat