SPB-Tetovë: Akuza ndaj 16 tifozëve të Shkëndisë

Tetova

SPB-Tetovë: Akuza ndaj 16 tifozëve të Shkëndisë

Më: 21 maj 2021 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Policia e Tetovës sot ngriti akuza në Prokurori kundër 16 tifozëve të KF Shkëndijës.

Procedura i referohet ngjarjeve të së dielës, 16 maj, të cilat u zhvilluan në stadiumin e qytetit gjatë ndeshjes së kampionatit me KF Shkupin.

“SPB-Tetovë identifikoi dhe thirri 16 tifozë nga klubi i futbollit Shkëndija për intervistë zyrtare, dhe në koordinim me Prokurorinë Publike-Tetovë do të paraqesë ankesë të përshtatshme kundër atyre që hynë në stadium më 16.05.2021 në Tetovë, derisa ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Shkupit ishte në proces, duke shkelur kështu rregullat për brohoritje gjatë ndeshjes, si dhe masat e përshkruara për të parandaluar përhapjen e Covid-19”, njoftojnë SPB-Tetovë.

Policia informoi se ditën e ndeshjes, oficerët e policisë morën masat dhe aktivitetet e duhura, duke siguruar kushte që ndeshja të përfundonte në mënyrë të rregullt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat