Tetovë, arrestohet një person për posedim të lëndëve narkotike

Tetova

Tetovë, arrestohet një person për posedim të lëndëve narkotike

Më: 8 korrik 2021 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Zyrtarët policor të Sektorit për Punë të Brendshme-Tetovë, gjatë ditës së djeshme me urdhër të gjykatës kanë kryer kontroll në shtëpinë e 32 vjeçarit N.A nga Dobroshti.

Siç informojnë nga SPB Tetovë, gjatë kontrollit në shtëpinë e N.A kanë gjetur kokainë, peshore dixhitale dhe një tablet MDMA (ekstazë).

“Zyrtarët policorë të SPB-Tetovë, dje (7-korrik) nga ora 14:30 deri në 16:00, me urdhër të gjykatës, kanë kryer bastisje në shtëpinë e personit N.A. (32) në Dobrosht të Tetovës, ku kanë gjetur kokainë, peshore dixhitale dhe një tablet MDMA (ekstaze).

Gjithçka që është gjetur gjatë bastisjes është foto-dokumentuar dhe janë marrë për ekspertizë, kurse personi N.A. i cili më herët është privuar nga liria dhe ishte mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës, me një parashtresë adekuate është paraqitur para gjyqtarit në procedurën paraprake të Gjykatës Themelore-Tetovë, i cili vendosi masën e paraburgimit në afat prej 30 ditëve, ku i njëjti dyshohet për kryerjen e veprës penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve”, i dënueshëm sipas nenit 215 të Kodit Penal dhe gjatë ditës së djeshme (7-korrik) i njëjti është dërguar në INKP Burgu i Shkupit për të vuajtur masën e paraburgimit”, informojnë nga SPB-Tetovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat