Janë zbardhur tre raste të vjedhjeve në Tetovë

Tetova

Janë zbardhur tre raste të vjedhjeve në Tetovë

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 14:11
Tetovë

“Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka zbardhur tre raste të vjedhjeve të rënda, një vjedhje dhe një tjetër vjedhje në tentativë.

Dhe si të dyshuar për kryerjen e këtyre vjedhjeve deri në Prokurorinë Themelore Publike Tetovë, penalisht do të raportohen katër të mitur nga Tetova dhe fshatrat Llërc, Dëbërc dhe Sedllarcë e Epërme.

Të katër të miturit dyshohet se në periudhën nga marsi deri në fund të qershorit të këtij viti, kanë marrë pjesë në kryerjen e këtyre veprave penale (krime pronësore) dhe në vende të ndryshme, më shpesh  në vende të ndryshme kanë vjedhur produkte të ndryshme. 

Shumica e sendeve të vjedhura janë gjetur dhe janë kthyer pronarëve të tyre”, informojnë nga Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat