Në Komunën e Tetovës, LSDM ka 5 kandidatë, 3 prej tyre janë shqiptarë

Tetova

Në Komunën e Tetovës, LSDM ka 5 kandidatë, 3 prej tyre janë shqiptarë

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev tha se tashmë ka zhvilluar takime me liderët e partive politike shqiptare në Qeveri dhe se sot do të takohet edhe me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti për të diskutuar rreth zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Në pyetjen për ndonjë koalicion të mundshëm me ndonjë parti politike në Tetovë, Zaev tha se në Tetovë do të garojë me të gjitha partitë politike.

“Në procedurën tonë kemi pesë kandidatë për Tetovën dhe tre prej tyre janë shqiptarë që janë nominuar nga partia. Por megjithatë në fund anketat do të vendosin se cili nga kandidatët do të garoj LSDM për kreun e Komunës. Unë do të isha i lumtur sikur të kishte ndonjë kandidat shqiptar favorit për Tetovën”, u shpreh Zaev.

Ndryshe, kandidaturën për kryetar komune në Tetovë tashmë e ka zyrtarizuar Lëvizja Besa me Bilall Kasamin dhe PDSH-ja me Sadi Bexhetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat