Gruaja me vëllain e saj i vjedh 400 mijë franga burrit

Tetova

Gruaja me vëllain e saj i vjedh 400 mijë franga burrit

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë në Prokurorinë Themelore Publike ka ngritur kallëzim penal kundër A.H (65) nga Reçica e Vogël dhe vëllait të saj S.S (56) nga Bosnja dhe Hercegovine për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Nga MPB njoftojnë se dy të dyshuarit gjatë periudhës nga 3 deri më 8 korrik 2021 kanë vjedhur 400 mijë franga.

A.H, sipas MPB-së, i ka ndihmuar vëllait të saj S.S të vjedh 400 mijë franga nga A.Xh nga Reçica e vogël.

Pas denoncimit të rastit në SPB Tetovë, thuhet në njoftim, A.H ka shkuar në Bosnjë sikurse S.S dhe pas marrjes së parave ka shkuar në Zvicër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat