Ministria e Ekologjisë thotë se punon për zgjidhjen e çështjes së mbeturinave

Tetova

Ministria e Ekologjisë thotë se punon për zgjidhjen e çështjes së mbeturinave

Më: 7 gusht 2021 Në ora: 08:42
Mbeturina pas Spitalit Klinik në Tetovë

Ministra e Ekologjisë pretendon se po punon në zgjidhjen e çështjes së deponive të egra dhe menaxhimit të mbeturinave në rajonin e Pollogut, ku bën pjesë edhe Komuna e Tetovës. Në një përgjigje për nga kjo ministri thanë se ministria dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut “punojnë në mënyrë intensive” për mbështetje të komunave nga rajoni për vendosjen e sistemit rajonal për menaxhim me mbeturina. Ministria përmend sanimin e deponisë jostandarde të Rusinos, për çka u siguruan grant mjete në vlerë prej 1,9 milionë franga zviceran përmes sekretariatit shtetëror për çështje ekonomike.

“Në rrjedhë është realizimi i masave të shpejta për sanimin e deponisë Rusino, që tërësisht e ndjekin planin dinamik. Deri më tani janë realizuar të gjitha çështjet përgatitore, është vendosur peshë makinash për matjen e sasive të mbeturinave, në rrjedhë është ndërtimi i argjinaturave dhe vendosja e sistemit për menaxhim të rrjedhës së shkarkimit. Punët ndërtimore, përkatësisht plani dinamik pritet të përfundojë deri në fund të gushtit të vitit 2021. Ka filluar edhe asfaltimi i rrugës deri në deponi si dhe ndërtimi i rrugës alternative deri në Rusino nga rruga Gostivar – Mavrovë.  Në ndërkohë, është formuar ndërmarrje publike e përbashkët rajonale Rusino/Pollog dhe në pajtueshmëri me marrëveshjen mes të gjitha komunave një person nga komuna e Gostivarit është zgjedhur drejtor”, thanë nga Ministria e Ekologjisë.

Ata më tej kanë shtuar se, në rrjedhë është procedura për pagesë të detyrimeve të nëntë komunave nga rajoni i Pollogut në bazë të investimit fillestar që është parakusht që ndërmarrja të fillojë me kompletimin e stafit dhe vendosjen e sistemit për punë dhe kontrolle të deponisë.

“Në pajtueshmëri me konkludimin e seancës së 43 të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ka filluar procedura për sigurimin e huas nga BERZH-i në vlerë prej 55 milionë euro, që momentalisht është në proces të miratimit nga banka. Mjetet janë të dedikuara për vendosjen e sistemit për menaxhim me mbeturina në pesë rajonet në shtet – juglindor, e Vardarit, jugperëndimor, e Pellagonisë dhe Pollogut. Nga këto mjete në rajonin e Pollogut do të investohet 17,7 milionë euro në rehabilitimin e deponisë, ndërtimit të transfer stacionit për rajonin dhe furnizim të kamionëve dhe kontejnerë dhe mjete shtesë në vlerë prej 6 milionë franga zvicerane, që do të sigurohen nga SECO”, tha nga kjo ministri.

Në rajonin e Pollogut për momentin ka vetëm një deponi në Gostivar, ajo është deponia “Rusino” e cila nuk plotëson asnjë standard. Për këtë problem kanë protestuar disa herë banorët lokal dhe e kishin bllokuar hedhjen e mbeturinave. Qeveria e Maqedonisë së Veriut në vitin 2018 siguroi 1.5 milionë franga zvicerane, për modernizimin e deponisë “Rusino”. Në fund të vitit 2020 nga 9 kryetarët e komunave dhe Qeverisë u vendos që deponia “Rusino” të mbyllet deri sa të modernizohet, komunat të japin dhe para për ko-financim si dhe u themelua ndërmarrja publike rajonale “Rusino-Pollog”.

Mbeturinat kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten një ndër problemet kryesore për qytetin e Tetovës për shumë vite me radhë. Përgjegjës për menaxhimin e këtyre mbeturinave është Ndërmarrja Publike Komunale (NPK), e cila ndër vite akoma nuk ka gjetur një zgjidhje për këtë problem. Duke pasur parasysh se mbeturinat në koshat e plehrave nuk mblidhen dhe orari i mbledhjes së tyre nuk është i mjaftueshëm, dhe përderisa autoritetet kompetente nuk janë serioze dhe të gjejnë një zgjidhje për këtë problem, qytetarët po vazhdojnë të ngulfaten në erë të keqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat