Autoshkollat probleme me marrjen e certifikatave mjekësore në Tetovë

Tetova

Autoshkollat probleme me marrjen e certifikatave mjekësore në Tetovë

Më: 31 gusht 2021 Në ora: 18:57
Foto ilustrim

Shtatëmbëdhjetë autoshkolla në Tetovë nuk mund të marrin certifikata mjekësore për kandidatët që nga 16 gushti në Spitalin Klinik të Tetovës. Kështu janë ankuar përfaqësues të autoshkollave, sipas të cilëve, tashmë këto 17 autoshkolla janë të bllokuara dhe gjendja e tyre është rënduar tej mase në aspektin ekonomik.

Ata janë ankuar se diku rreth 100 punëtorë rrezikojnë vendet e punës. Po ashtu është kërkuar që nxjerrja e certifikatave të bëhet nëpër spitalet e qyteteve tjera derisa të qetësohet situata në Tetovë.

Krahas kësaj, kërkohet që pagesa të bëhet në mënyrë online në të ardhmen. Po ashtu, këto 17 autoshkolla kërkojnë që gjatë nxjerrjes së certifikatave mjekësore të caktohet orar për kandidatët që të mos ketë keqkuptime me pacientët tjerë që presin radhë. Me probleme përballen edhe shoferët profesional që nuk mund të vazhdojnë lejet e tyre pasi nuk mund të marrin edhe certifikatat e tyre.

Nga Spitali klinik i Tetovës theksojnë se deri tek kjo ndërprerje ka ardhur si pasojë e gjendjes së krijuar në Covid qendrat, ku të gjithë mjekët janë të angazhuar.

“Po ashtu edhe grumbullimi i personave që marrin certifikatën e tensionon edhe më shumë situatën. Dihet se tash nuk guxojmë që të kemi grupime të njerëzve. Sa i përket marrjes së certifikatave, këtë vendim nuk e marrim neve si spital dhe ata do të duhet që të drejtohen tek Ministria e Shëndetësisë. Nuk mund të themi se kur do rifillojë dhënia e certifikatave sepse ende spitalin e kemi të stërngarkuar me pacientë”, tha Miranda Pajaziti, nga Covid qendra në Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat