Shuhet zjarri në Spitalin e Tetovës, nuk dihet numri i viktimave

Tetova

Shuhet zjarri në Spitalin e Tetovës, nuk dihet numri i viktimave

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 22:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, nga spitali i Tetovës ku sot u shkaktuar zjarr, tha se sipas njoftimeve të para sot në orën 21:02 minuta te zjarrfikësit është paraqitur rasti për shpërthimin e zjarrit.

Arifi tha se ende nuk dihtet për numrin e viktimave.

Për media deklaratë dha dhe edhe zv. komandiri i zjarrfikësve në Tetovë i cil tha se rasti te ata është paraqitur në orën 21:02, ndërsa është shuar i tëri në orën 21:45.

Ai tha se derisa po digjej spitali i modeluar ka vazhduar nxjerra e viktimave që ishin brenda, ndërsa deri më tani është konfirmuar vetëm një viktimë.

Ai tha se ende nuk dihen saktë shkaqet që shkaktuan zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat