Në nëntor emërohen drejtorët e rinj të spitalit të Tetovës

Tetova

Në nëntor emërohen drejtorët e rinj të spitalit të Tetovës

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 21:09
Foto ilustrim

Spitali i Tetovës duhet të emërojë drejtorë të ri në nëntor, pohon kryeministri Zoran Zaev. Dy drejtorët dhanë dorëheqjen pas zjarrit në qendrën modulare COVID, ku humbën jetën 14 persona që ishin në objekt.

Shkarkimi dhe emërimi i drejtuesve të ri u ndërpre për shkak të zgjedhjeve dhe ndalesa të ndërmerren lëvizjeve të tilla në ciklin zgjedhor.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe zëvendësi i tij Ilir Hasani shpëtuan nga përgjegjësia për rastin tragjik, pasi prokuroria njoftoi se shkak i zjarrit ishte kabllo shtesë në të cilën ishin lidhur një defibrilator dhe një celular.

“Vetë mënyra e paraqitjes së dorëheqjes së dy drejtorëve të spitalit të Tetovës, me sa jam i informuar, është e parevokueshme. Ju e dini që Kodi Zgjedhor ndalon emërimin e personave gjatë zgjedhjeve. Pres që drejtuesit e rinj të emërohen në nëntor, një muaj pas zgjedhjeve, raundi i dytë përfundon më 31 tetor”- deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat