Erë e pazakonshme të ujit në Tetovë, ISHP bën thirrje për mospërdorim të ujit

Tetova

Erë e pazakonshme të ujit në Tetovë, ISHP bën thirrje për mospërdorim të ujit

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Përsëritet situate që gjatë vjeshtës uji i Tetovës të ketë erë dhe shije të pazakonshme, ndërsa sot Instituti për Shëndet Publik sërish ka bërë analizat e ujit. Kjo erë për herë të parë u vërejt gjatë vitit 2017 kur Qendra për Shëndet Publik vërtetoi erën dhe shijen e pazakonshme.

“Analizat e para janë të mira, por sivjet ka ndryshuar shija. Rekomandimi dhe jo ndalesë ka për mospërdorim të ujit për pije deri sa t’i marrim rezultatet e para”, thonë nga ISHP – Tetovë.

Ata shtojnë se rekomanduan ndërmarrjen publike ta fikë rrjetin nga ku vjen uji nga Leshnica dhe se nga nesër do të dihet gjendja me ujin.

Ai rikujton se tashmë është viti i pestë që në periudhën tetor – nëntor do të ketë ndryshim te uji.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat