16 gjoba për parakalime të paligjshme në territorin e Tetovës

Tetova

16 gjoba për parakalime të paligjshme në territorin e Tetovës

Më: 5 janar 2022 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

Sot (05.01.2022) në periudhën nga ora 12.00 deri në ora 16:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë kryer aksion kontroll për sanksionimin e automjeteve që kryejnë tejkalime të kundërligjshme në territorin e Tetovës.

Me ç’rast janë sanksionuar 16 vozitës, nga të cilët tetë në territorin e Tetovës dhe tetë në territorin e Gostivari.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Nga MPB apelohet tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat