Sulmohet fizikisht një punëtor në Spitalin e Tetovës

Tetova

Sulmohet fizikisht një punëtor në Spitalin e Tetovës

Më: 21 prill 2022 Në ora: 13:35
Spitali Klinik, Tetovë

Mbrëmë dhjetë minuta pas mesnate, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 36-vjeçarin G.M. nga Tetova.

Nga SPB Tetovë thonë se ai e kishte sulmuar fizikisht personin V.A. (37) nga rrethina e Tetovës, deri sa ka qenë në vendin e punë në Spitalin Klinik në Tetovë.

I njëjti është sjellë në mënyrë agresive edhe ndaj policëve të cilët kanë ndërmarrë veprime zyrtare rreth këtij rasti.

Personi G.M. është ndaluar në Stacionin Policor në Tetovë dhe pas sqarimit dhe dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet parashtresa përkatëse.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat