SPB Tetovë muajin e kaluar ka sanksionuar mbi 1500 kundërvajtje në trafik

Tetova

SPB Tetovë muajin e kaluar ka sanksionuar mbi 1500 kundërvajtje në trafik

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 14:09
Foto ilustrim

Gjatë muajit të kaluar (maj), zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në rajonin e gjerë të Tetovës, në kontrolle të rregullta dhe gjithsej 19 aksione kontrolluese kanë zbuluar dhe sanksionuar ligjërisht 1521 kundërvajtje, përkatësisht lloje të ndryshme të parregullsive.

Nga SPB Tetovë njoftojnë se në aktivitetet e kontrollit të muajit maj, të realizuara në këtë zonë, për shkak të shkeljeve të konstatuara janë përjashtuar nga qarkullimi 49 automjete, prej të cilave 34 për shkak të skadimit të regjistrimit deri dhe mbi 30 ditë dhe 15 për parregullsi të konstatuara teknike.

“Në muajin maj janë përjashtuar nga qarkullimi edhe 212 shoferë, nga të cilët 116 që drejtonin pa patentë shofer, 42 nën ndikimin e alkoolit, 38 drejtues fillestarë që nuk respektonin kufizimet ligjore të parashikuara për këtë kategori drejtuesish, 10 me kategori të papërshtatshme dhe 6 me ndalim të vlefshëm drejtimi”.

“Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar përkohësisht 14 automjete për regjistrim të skaduar prej më shumë se gjashtë muajsh dhe zhurmë, 90 patentë shoferë dhe 30 leje trafiku, ndërsa “shërbimi merimangë” i Tetovës ka marrë gjithsej 204 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, kryesisht në zonën qëndrore të Tetovës, ku është dinamika e përgjithshme e trafikut dhe frekuenca më e madhe e automjeteve dhe e këmbësorëve. Ky aktivitet me intensitet të pazvogëluar vijon edhe në fillim të këtij muaji. Për dy ditë janë sanksionuar dhe kapur gjithsej 53 automjete nga “shërbimi merimangë””, thonë nga SPB Tetovë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat