Rifat Jashari shpallet “Qytetar Nderi” i Tetovës

Tetova

Rifat Jashari shpallet “Qytetar Nderi” i Tetovës

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 24 korrik 2022 Në ora: 08:03
Bilall Kasami dhe Lulzim Jashar

Në prezencë të shumë veprimtarëve kombëtarë, dhe përfaqësuesve diplomatik në vend, Komuna e Tetovës, ka shpallur sot Qytetar Nderi Rifat Jasharin, njofton komuna e Tetovës

Ceremonia është mbajtur në sheshin Iliria në Tetovë, në nderim të familjes Jashari, ku me këtë rast është mbajtur edhe një koncert madhështor, me  pjesë mnarrhen e disa yjeve te muzikës popullore shqiptare, nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria.

Në njoftimin e saj zyrtar kjo komun tha se shpallja  Qytetar Nderi për Rifat Jasharin është nderim i pafund, si trashëgimtar i shpirtit të komandantit dhe familjarëve të rënë, por, edhe një mirënjohje për atdhetarin që nuk pushon kurrë, dhe ngre zërin sa herë që i jepet rasti për vlerat e historisë dhe Lirisë, ka theksuar me këtë rast, kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Edhe pse ky manifestin iu dedikua Rifat Jashari, ikonës së familjes së Jasharajve nga Prekazi i Kosovës, i njëjti për shkaqe shëndetësore, nuk mundi që të merr pjesë në këtë manifestim, në vend të të cilit, titullin qytetar nderi, e pranoi, djali i kryekomandantit Lulzim Jashari sqaroi mos pjesmarrjen e tij nga ceremonia komuna e Tetovës.

Lazim Destani: Tetova sot e ka nderuar familjen e Adem Jasharit

Në faqen e tij zyrtare Lazim Destani filantropi i njohur tetovar mik i hershëm i familjes Jashari i cili mori pjesë në këtë ceremoni shkruajti se Tetova ishte e stolisur me flamuj kombëtar, teksa e ka nderuar me këtë rast familjen e Adem Jasharit. 

“Ishte kënaqësi e veçantë pjesëmarrja sot në ceremoninë e dekorimit me titullin Qytetar Nderi dedikuar Rifat Jasharit, vëllait të heroit kombëtar Adem Jashari. Në pamundësi për të qenë prezent vet Baca Rifat, nga Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, këtë dekoratë e pranoi biri i kryekomandantit, Lulzim Jashar”,  shkruan Lazim Destani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat