Komuna e Tetovës akuzon Qeverinë dhe Regjistrin Qendror për obstruksione

Tetova

Komuna e Tetovës akuzon Qeverinë dhe Regjistrin Qendror për obstruksione

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Ka dështuar themelimi i ndërmarrjes private për menaxhim me ndriçimin publik, të iniciuar nga komuna e Tetovës. Arsyet për këtë dështim, sipas kreut të këshillit komunal, kanë të bëjnë me presionin që i bëhet komunës nga ana e Qeverisë, konkretisht nga Drejtoria e Regjistrit Qendror. Besar Durmishi thotë se tentimin e parë për themelimin e ndërmarrjes Regjistri e ka hedhur poshtë, por pas debatit publik, dhe ankimimit të lëndës në komisionin e shkallës së dytë, i njëjti i jep të drejtë komunës së Tetovës.

Kemi informacione që do tentojnë sërish  në bashkëpunim me regjistrin qendror ta ndërpresin këtë procedurë dhe të sjellin sërish vendim kundër komunës së Tetovës, se ne nuk jemi këtu as për të bërë lojëra politike e as inate politike, por, jemi këtu t`iu shërbejmë qytetarëve sikurse ne si pushtet lokal edhe ata si pushtet qendror. Vendimet që i sjellin ata nuk janë në disfavorin tonë për në disfavor të qytetarëve”, tha Besar Durmishi, kryetar i këshillit të komunës së Tetovës.

Tentuam të marrim prononcim edhe nga drejtuesit e Regjistrit qendror të vendit, por pa sukses.  Nga ana tjetër, Komuna e Tetovës këmbëngul që themelimi i kësaj ndërmarrjeje tregtare do kursente tej mase buxhetin komunal.

Pasi që e dimë që në bursë ndryshon çmimi, kurse me këtë vendim me këtë ndërmarrje, do ketë të drejtë të menaxhoj me energjinë elektrike në mënyrë direke, por do të ketë edhe taksa më të lira për qytetarët për ndriçimin publik, sepse e dimë që ato taksa mblidhen nga qytetarët dhe jo nga Qeveria”, shtoi ai.

Pas tentimit të dytë të komunës së Tetovës për themelimin e kësaj ndërmarrjeje private për menaxhim me ndriçimin publik, pritet që brenda javës së ardhshme, të vendoset nga regjistri Qendror nëse do të pranohet apo jo tentativa e dytë e komunës, pas rrëzimit të vendimit të parë të Regjistrit Qendror, nga komisioni për ankesa i shkallës së dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat