NP “Parkingu” Tetovë: Nga muaji mars do të funksionojë “Bileta shtesë”

Tetova

NP “Parkingu” Tetovë: Nga muaji mars do të funksionojë “Bileta shtesë”

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Ndërmarrja Publike “Parkingu” Tetovë bëri të ditur se nga marsi i këtij viti do të fillojë të funksionojë e ashtuquajtura “bileta shtesë”, e cila është promovuar vitin e kaluar.

Si përkujtim, “Bileta shtesë” paguhet nëse shfrytëzuesi i një vendi parkimi tejkalon kohën e planifikuar të parkimit dhe nuk vazhdon të njëjtën (nëse një mundësi e tillë parashikohet nga sistemi i tarifimit të shërbimit të parkimit), si dhe në rastin e parkimit të automjeteve nga persona që nuk i përkasin kësaj kategorie në vendet e parashikuara për parkimin e mjeteve për persona me nevoja të veçanta, nëse shkelen kushtet e shfrytëzimit të vendparkimit, për të cilin është i detyruar të paguajë”, thonë nga kjo ndërmarrje.

Ata theksojnë se urdhrin për pagesën e kësaj bilete lëshohet nga kontrollori, kurse shuma e përcaktuar do të jetë 1.500 denarë nëse paguhet brenda 24 orëve nga dita e lëshimit, do të paguhet vetëm gjysma e vlerës, gjegjësisht 750 denarë.

Nga ana tjetër, nëse bileta shtesë nuk paguhet brenda 8 ditëve nga dita e lëshimit të përdoruesit të parkingut, do të fillojë një procedurë e rimbursimit të borxhit me kosto shtesë që lidhen me arkëtimin e detyrueshëm dhe me kamatat e parapara me ligj”, thonë nga kjo ndërmarrje duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e parkingut në mënyrë që të përmirësohet parkimi dhe rendi në Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat