Tetovë, arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për përfshirje në disa vjedhje

Tetova

Tetovë, arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për përfshirje në disa vjedhje

Më: 7 mars 2023 Në ora: 12:28
Tetovë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë bën të ditur se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një 27-vjeçar pasi i njëjti dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa vjedhje dhe në tregti dhe prodhim të substancave narkotike.

“Mbrëmë (07-mars) rreth orës 02:30, në Banjeshnicë të Gostivarit, pjesëtaret e policisë të SPB Tetovë – DPB Gostivar kanë privuar nga liria 27-vjeçarin A.S.

Për shkak të dyshimeve se ka qenë i involvuar në më shumë vjedhje në zonë dhe në “prodhim dhe tregtim të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorë””.

“Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar dhe do të përgatitet parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat