Të punësuarit në “NPK Tetova” marrin rrogat e janarit, Kasami kërkon kompani private për menaxhimin e mbeturinave

Tetova

Të punësuarit në “NPK Tetova” marrin rrogat e janarit, Kasami kërkon kompani private për menaxhimin e mbeturinave

Më: 27 mars 2023 Në ora: 16:45
“NPK Tetova”

Të punësuarit e NPK Tetova vazhdojnë të mbeten mbrapa me rroga. Ata tani i kanë marrë rrogat e janarit dhe kjo u mundësia nga ndihma e komunës e cila ndau 25 milion denarë. Sipas kryetarit të komunës Bilall Kasami, nga këto mjete ka gjasa të paguhet edhe paga e shkurtit.

“Tani më jemi në fazën e kompensimeve të pagesës për të punësuarit me kontratë në vepër, muajin janar dhe deri në limitin që është përcaktuar nga këshilli. Do të shohim a do të përmbyllet janari dhe shkurti. Dhe pas kësaj do të duhet ndërmarrja të servisojë të gjithë pagesat e të punësuarve me kontratë në vepër”, tha Bilall Kasami – kryetar i Komunës Tetovës.

Me 31 mars në seancën e këshillit pritet të kalojë plani i fizibilitetetit dhe të zgjidhet kompani publiko private që do të menaxhojë me mbeturinat, ndërsa NPK Tetova të fokusohet vetëm me ujësjellësin.Sipas Kasamit deri më tani ka kompani ndërkombëtare nga Zvicra, Anglia por edhe kompani vendore që të janë interesuara të menaxhojnë me mbeturinat në Tetovë. NPK Tetova kishte një borxh prej 9.7 milionë eurosh, ndërsa në fund të vitit e rriti në 10.1 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat