Policia e Tetovës me kontrolle në bastore, konstaton disa parregullsi

Tetova

Policia e Tetovës me kontrolle në bastore, konstaton disa parregullsi

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 13:47
Foto ilustrim

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se në bashkëpunim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike kanë kryer kontrolle në bastoret e Tetovës. Sipas njoftimit, janë konstatuar disa parregullsi.

“Me datë 16.02.2025, në periudhën prej orës 15:25 deri në ora 17:50, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Drejtorinë e të Ardhurave Publike kanë kryer kontroll aksion në katër pika bastesh sportive në Tetovë dhe dhe rrethinë”.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar pesë kompjuterë që nuk kishin licencë për softuerin e sistemit operativ, të dënueshme nga neni 286 i Kodit Penal.

Gjithashtu, në një bastore sportive në Tetovë janë gjetur edhe tre të mitur, të cilët u janë dorëzuar prindërve të tyre. Pas dokumentimit të rastit, do të përgatiten parashtresat përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat