Digjet një objekt në rrethinën e Tetovës, nuk ka persona të lënduar

Tetova

Digjet një objekt në rrethinën e Tetovës, nuk ka persona të lënduar

Më: 2 tetor 2025 Në ora: 12:02
Foto ilustrim

SPB Tetovë njofton se dje është djegur një objekt në fshatin Xhepçisht, nga ku ka pasur vetëm dëme materiale.

"Më 01.10.2025 në orën 10:50 në SPB Tetovë është raportuar se ka rënë zjarr në një kasollë në pronësi të A.A. (55) në f. Xhepçisht.

Nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga një ekip i Njësisë Territoriale Zjarrfikëse Tetovë.

Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer ekspertizë në vendngjarje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat