“Refuzoj punët e shtëpisë”/ Pankarta që bëri xhiron e rrjetit: Punët duhet të bëhen edhe nga burrat!

Tirana

“Refuzoj punët e shtëpisë”/ Pankarta që bëri xhiron e rrjetit: Punët duhet të bëhen edhe nga burrat!

Më: 8 mars 2021 Në ora: 09:37
Pankarta

Pak ditë më parë një foto që bëri xhiron e rrjetit, tregonte këtë pankartë të varur te zona e 9-katësheve këtu në Tiranë ku shkruhej: “Refuzoj punët e shtëpisë”.

Foto fillimisht u postua pikërisht në faqen në Instagram të një prej organizatave që merren me të drejtat e grave dhe vajzave, dhe jo vetëm.

Të ftuara në “Wake Up” ishin sot dy prej përfaqësueseve të organizatës “Pink Movement”, Leolida Xhufi dhe Joana Beja.

Ato theksuan se punët e shtëpisë janë përgjegjësi edhe e burrave, por në Shqipëri konsiderohen vetëm si detyrë e grave.

“Nëpërmjet asaj pankarte u ndjemë të dëgjuara, sepse ne kemi rreth 3 vite që refuzojmë të bëjmë punët e shtëpisë në forma të ndryshme.

Kur themi ‘punët e shtëpisë’ e vendosin në thonjëza, sepse me lëvizjen tonë jemi përpjekur që të refuzojmë çdo lloj diskriminimi gjinor që u bëhet grave dhe vajzave në Shqipëri.

Kjo është një punë që duhet të bëhet edhe nga burrat, sepse jo vetëm gratë jetojnë në atë shtëpi, jo vetëm gratë ushqehen”, u shprehën ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat