Viti 2018, 32% më shumë turistë çekë vizituan Shqipërinë - Bota Sot
Viti 2018, 32% më shumë turistë çekë vizituan Shqipërinë

Turizëm

Viti 2018, 32% më shumë turistë çekë vizituan Shqipërinë

Më: 15 janar 2019 Në ora: 07:43
Foto ilustrim

Ministri shqiptar i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ishte në Pragë, ku zhvilloi një vizitë zyrtare me ftesë të ministres çeke të Turizmit, Klara Dostalova.

Në qendër të diskutimeve ishte promovimi i paketës gjithëvjetore turistike shqiptare, për mundësinë e fluturimeve gjatë gjithë vitit, për të lehtësuar mbërritjen e më shumë turistëve çekë gjatë këtij viti, transmeton atsh.

Ministri u shpreh se ishte “takim i frytshëm edhe me investitorë strategjikë dhe operatorë turistikë, cilët na njohën me problematikat që hasin për të investuar në Shqipëri”.

“I premtuam bashkëpunim dhe lehtësi fiskale sipërmarrësve që do të vijnë në Shqipëri për investime në fushën e turizmit. Sfida 10 milionë turistë, jo logo, por objektiv që me promovimin e paketës turistike 365-ditore si destinacion europian, do të na çojë të sigurt në realizimin e saj”, përfundoi ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...