Libofsha në “100 fshatrat”, nga një potencial i fjetur në burim të ardhurash familjare - Bota Sot
Libofsha në “100 fshatrat”, nga një potencial i fjetur në burim të ardhurash familjare

Turizëm

Libofsha në “100 fshatrat”, nga një potencial i fjetur në burim të ardhurash familjare

Më: 8 mars 2019 Në ora: 16:18
Libofsha

Nga takimi me banorët e Libofshës, kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se falë programit kombëtar të “100 Fshatrave, kjo zonë do të transformohet nga një potencial i fjetur në një burim të ardhurash për ekonominë familjare.

“Programi Kombëtar 100 fshatrat nuk e synon thjesht ndërhyrjen konkrete në këto zona por edhe krijimin e modeleve  dhe ne kemi shumë besim që pasi të marrin formë do të shpërndahen me shpejtësi në të gjithë hapësirën, duke dhënë shembujt e nevojshëm për mënyrën sesi mund të transformohet një potencial i fjetur në një burim rritjeje të të ardhurave të ekonomisë familjare”, -theksoi kryeministri.

Rama tha se fshati Libofshë krahas burimeve natyrore, trashëgon vlera historike nga 15 kishat në këtë fshat.

“Ky fshat ka fatin të trashëgojë 15 kisha ku ministria e Kulturës përmes programit të restaurimeve dhe në kuadër të ndërhyrjes në 100 fshatra do të bëjë punën e vet dhe ku nëse ne së bashku do të kuptojmë apo të do të mirëkuptohemi pa humbur kohë për transformimin e shtëpive, transformimin e pronave të patundshme që sot janë thjesht strehë për familjet që jetojnë këtu, në bujtina apo agro turizëm, pa pikë dyshimi kjo zonë do të jetë një pjesë përbërëse e gjithë hapësirës së zhvillimit të turizmit në Shqipëri”, tha Rama.

Gjithashtu, ai vuri në dukje se krahas ndërhyrjeve infrastrukturore do të nxitet inciativa për të kaluar në një fazë të re zhvillimi.

“Ndërhyrjet që do të bëjmë në funksion të zhvillimit të këtij modeli synojnë jo thjesht transformimin e infrastrukturë apo investimet në rrugë siç kemi bërë dhe është nevoja për nxitjen e iniciativës për të kaluar në një fazë të re të zhvillimit. /ATSH

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...