Korça, destinacioni i preferuar i vizitorëve

Turizëm

Korça, destinacioni i preferuar i vizitorëve

Më: 21 prill 2019 Në ora: 17:46
Korça

Qyteti i Korçës këtë prag festash, është kthyer në një nga destinacionet e preferuar për mijëra vizitorë.

Ky qytet ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj, sidomos pas përfundimit të një sërë investimesh, ku vlen të përmendim rikonstruksionin e Pazarit të Vjetër, Parkun e këtij qyteti, si dhe Pedonalen.

“Korçarë e vizitorë të shumtë i japin jetë qytetit më të bukur në Shqipëri”, shprehet kreu i bashkisë Korçë Sotiraq Filo, duke treguar edhe disa fotot nga sheshet e qytetit të cilat janë të tejmbushura nga vizitorët e shumtë.

Serenatat korçare, atmosfera e ngrohtë, gatimet tradicionale, janë disa nga arsyet që qyteti juglindor është shndërruar në destinacionin perfekt për të kaluar fundjavat dhe festat e ndryshme. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat