Alpet shqiptare destinacion i turistëve nga Evropa

Turizëm

Alpet shqiptare destinacion i turistëve nga Evropa

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 17:19
Foto

Parku Kombëtar i Thethit pavarësisht motit të paqëndrueshëm të këtyre ditëve mbetet atraksion i preferuar nga turistët. Gjatë këtyre ditëve ky park është vizituar nga turistë të shumtë nga Europa të cilët kanë shijuar bukuritë natyrore të këtij vendi.

Gjithashtu turistët janë njohur dhe me atraksionet kryesore që ky park ofron në qendrën e vizitorëve e cila i ka ofruar atyre informacionin e duhur dhe gjithashtu kanë parë nga afër çdo gjë që ky park ofron nga natyre e deri tek flora dhe fauna.

Turistët e shumtë nga Europa gjithashtu kanë shijuar dhe shtigjet që ky vend ofron duke bërë hiking.

Alpet shqiptare dhe bukuritë natyrore që të ofron zona e Thethit, po tërheqin gjithnjë edhe më shumë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, të cilët shijojnë momentet e qetësisë, ujin dhe ajrin e pastër që e karakterizon këtë zonë.

Parku Kombëtar i Thethit ndodhet në pjesën qendrore të Alpeve të Shqipërisë, ndërmjet bllokut të Bjeshkëve të Namuna në perëndim dhe bllokut të Jezercës në lindje. Thethi është një qendër turistike-alpinistike që ka njohur rritje të numrit të vizitorëve gjatë viteve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat