Kroaci, përpjekje për të rritur turizmin

Turizëm

Kroaci, përpjekje për të rritur turizmin

Më: 8 mars 2021 Në ora: 07:23
Foto ilustrim

Në një kohë kur shumica e vendeve të Bashkimit Europian i kanë mbajtur kufijtë e mbyllur ndaj vizitorëve jo-europianë gjatë pandemisë, Kroacia i ka mirëpritur ardhjet nga Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera.

Në verë, ajo i lejoi thuajse të gjithë të pushonin në vijën e saj të bukur bregdetare në Adriatik, për të shijuar ishujt mahnitës dhe qytetin “Game of Thrones” të Dubrovnikut. Edhe tani, vizitorët jo-anëtarë të BE-së janë të mirëpritur, me kusht që të testohen ose karantinohen.

Tani Kroacia po e bën më të lehtë për njerëzit që duan të qëndrojnë më gjatë – duke ndryshuar ligjet e emigracionit për të dhënë leje qëndrimi njëvjeçare për punonjësit dixhitalë nga jashtë Bashkimit Europian, me kusht që ata të mos kërkojnë viza turistike për të hyrë.

Ndërsa destinacione të tjera si Dubai kanë paguar një çmim për mbajtjen e kufijve të hapur, Kroacia është e bindur se inkurajimi i turizmit afatgjatë do të jetë përfitues. Rregullat e reja nisën më 1 janar dhe aplikantët e parë tashmë kanë ardhur.

Më 15 janar, Melissa Paul,  amerikane, kishte nderin e papritur që të bëhej nomadia e parë dixhitale e Kroacisë sipas ligjit të ri. Që atëherë, ajo është kërkuar për shumë intervista në media, nga të përditshmet kombëtare dhe rrjetet televizive.

“Në të vërtetë kam qenë një punonjëse në distancë për 15 vjet, duke zotëruar kompaninë time dhe duke lidhur kontrata me kompani në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Meksikë”, thotë ajo për CNN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat