Thirrja e Hajdinagës për turistët, shkoni në Shqipëri, por mos e harroni Ulqinin

Turizëm

Thirrja e Hajdinagës për turistët, shkoni në Shqipëri, por mos e harroni Ulqinin

Më: 11 prill 2021 Në ora: 07:31
Ulqin

Ka vizituar thuajse të githa komunat e Maqedonisë e Kosovës, ku është pritur në mënyra të ndryshme dhe atë edhe me tepih të kuq, ku ka takuar zyrtarë të lartë institucionesh të nivelit qendror e lokal për t'i joshur ata dhe qytetarët e tyre që t’i kalojnë pushimet edhe këtë verë në Ulqin, pasi sipas tij, kanë se çfarë të shijojnë.

Mali i Zi është i hapur dhe nuk ka nevoj për  teste të Covidit, tha drejtori i Organizatës Turtistike të Ulqinit Gëzim Hajdinaga, duke i ka ftuar shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Luginës së Preshevës e diasporës mos t'i harrojnë traditën e mikpritjen ulqinake.

Ai ka njoftuar mbi të gjitha përgatitjet që ka bërë komuna e Ulqinit për turistët dhe përparësitë që janë atje për këtë sezonë.

Gëzim Hajdinaga, ka ftuar shqiptarët jo vetëm të Kosovës, por edhe ata  nga Maqedonia, Lugina e diaspora të shkojnë edhe në Shqipëri, por edhe mos ta harrojnë Ulqinin.

“Pesë ditë rezervoni për Shqipëri e 10 ditë për Ulqin”, ka thënë Hajdinaga.

“Kosova, Maqedonia, Lugina e diaaspora  dhe Ulqini janë të njejta në shumë aspekte, shqiptarët atje dhe këtu njihen për solidaritetin, për shërbimet e mrekullueshme në gastronomi, për vendet piktureske, ambientin e pastër, e deri të siguria publike dhe mikëpritja.

Ulqini në bazë të planifikimeve do të jetë i hapur për turistët, për dallim prej vitit të kaluar që kishte shumë burokraci.

Gjithashtu sektori privat këtë vit është më i mobilizuar se kurrë dhe nga 1 maji shënon hapja e sezonit turistik kur edhe pjeken të gjitha kushtet për një qëndrim të rehatshëm me kapacitete të plota turistike.

"Ne ju mirëpresim me shumë kënaqësi, sepse turizmi është mbështetja jonë dhe njëkohësisht është përgatitja për shërbimin më të mirë ndaj jushë dhe Kosovës në përgjithësi”, ka thënë mes tjerash drejtori, Gëzim Hajdinaga.

Ai pos zyrtarëve të lartë nga këto vende ka takuar edhe shumë sipërmarrës të mëdhenj e të cilët i ka joshur për investime në Ulqin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat