Ky vend do të mjekojë falas të gjithë turistët që infektohen me COVID

Turizëm

Ky vend do të mjekojë falas të gjithë turistët që infektohen me COVID

Më: 8 maj 2021 Në ora: 19:18
Foto ilustrim

Mali i Zi do të mbulojë të gjithë trajtimin e turistëve të huaj që infektohen me COVID gjatë qëndrimit të tyre në këtë vend.

Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Borovinić Bojović tha se trajtimi do të mbulohet nga shteti.

“Qeveria ka marrë një vendim që turistët që sëmuren me Covid-19 dhe shtrohen në spital gjatë qëndrimit të tyre në Malin e Zi, trajtimi do të mbulohet nga shteti”, tha ajo.

Nga ana tjetërm ministri malazes për zhvillim ekonomik, Jakov Milatoviç u sektorët e turizmit do të pajisen me protokollet shëndetësore që duhet të ndjekin gjatë këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat