Edhe për Bajram qytetarët e Kosovës vërshojnë Ulqinin

Turizëm

Edhe për Bajram qytetarët e Kosovës vërshojnë Ulqinin

Më: 14 maj 2021 Në ora: 00:26
Ulqin

Jo vetëm festa e 1 majit, por efhe kjo e bajramit ishin të dobishme për ulqinakët, ku pasditen e enjte qindra qytetarë nga Kosova kanë mbërritur në Ulqin.

Kur parkingjet e këtij qyteti shihen gjithandej makina me targa Kosove edhe pse temperaturat janë të ftohta dhe me shi.

Derisa  për 1 maj atje ishin rreth 15 mijë qytetarë, ashtu siç ishte pritur edhe pas festës së Bajramit pritej të ketë fluks shqiptarësh drejt Ulqinit. 

Drejtori i Organizatës Turistike në Ulqin, Gëzim Hajdinaga, tregon se edhe me rastin e festës së Bajramit qytetarët nga Kosova me të madhe kanë ardhur në Ulqin.

Ai falënderoi ata që asnjëherë nuk e harrojnë qytetin e shqiptarëve, Ulqinin.

Gëzim Hajdinaga tha se për shkak të festës nuk janë në dijeni për numrin e turistëve të ardhur sot në Ulqin e të cilat të dhëna do të zbulohen të premten.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat